Një një lidhje me skype me TV Fax News, akademiku Artan Fuga tha ndër të tjera se bota në çdo llojë rrethane, nuk është në gjendje të parashikojë të papriturat.
Ai tha se pavarësisht kësaj, shoqërituë duhet të jenë të afta të krijojnë një bazë për t’u përgatitur, ndërsa shtoi se është kundër idesë se pas kësaj situate bota do të ndryshojë.
“Nuk jam në gjendjetë bëj një matje se sa të përgatitur ishin shtetet, por dua të them dy gjëra në parim. Bota nuk është në gjendje të parashikojë të papriturat, asnjë agjensi nuk është në gjendje të parashikojë të gjitha rreziqet në të ardhmen. Nesër pasnesër mund të vijë një sëmundje që nuk e njohim. Rreziqet mund të jenë të shumta dhe shoqëritë janë të detyruara të krijojnë një bazë të gjendet të përgatitura siç janë tërmetet apo katastrofat e kësaj. Është shumë shpejt ta themi se bota pas kësaj nuk do të jetë si më parë. Ka kaluar shumë gjëra në histori pastaj brezat harrojnë që shkojnë drejt interesave materiale. Ka modele të ndryshme të zhvillimit të botës siç është ajo ciklike. Këtu nuk duhet të flasim për botë, se ka vende të ndryshme, më të përgatirur e më pak të përgatitur.”
Sa e përgatitur ishte Shqipëria? Duke marrë parasysh çfarë ka ndodhur në 50 vitet e fundit, do shohim që ka pak kujdes për shtresat siciale, zhvillimin afatgjatë të shoqërisë duke u dhënë pas interesave të çastit. Nuk ka ende asnjë koncentrim për 30 vitet e ardhshme. Shteti pas kësaj situate nuk duhet ti humbasaë të gjitha funksionet sociale.
Masat e qverisë kohët e fundit kemi disa kompani që janë mbyllur e disa të tjera janë lejuar, duke bërë filter të kujdesit?
Fuga: Kam përdorur termin ekonomi e katastrofës, nga njëra anë duhet të zbatojmë rregullat që zbaton bota, dhe jam shumë partizan i masave drastike të aplikuara dhe survejuara nga policia dhe ushtria, por nga ana tjetër kërkohet që njerëzit të punojnë dhe kjo po ndodh në gjithë botën. Unë kam parë një dokument të qeverisë që përcakton fushat, por duhen përcaktuar edhe sipërmarrjet konkrete, të ketë tërë kujdesin e shtetit, të shpallen sipërmarrjet strategjike jo vetëm fushat, njësoj edhe me sipërmarrjet e transportit apo ushqimeve. Un kam kërkuar se do prisja siç ndodh në vendet e BE-së të dalë ministria që mbulon bujqësinë të tregojë planet konkrete.
Ato që ka duhen mobilizuar, se nuk është se nuk kemi, aty janë, por nesër pasnesër duhet menduar për planifikim strategjik, dhe brenda kësaj cilat janë ato sipërmarrje që në këto kushte duhet të punojnë. Ato që janë duhen vënë në efikasitet. Duhet mbajtur funksionimi i tyre, siç quhet në Europë, zinxhiri ushqimor. Duhet patjetër të sitmulohen sipërmarrjet mund të na duhet një muaj për të dalë nga kjo situatë, por mund të duhen edhe dy. Unë mendoj se duhen ato ushqime bazë që duhet të sigurohen, ka një vend për të folur për ministrinë e financës dhe ekonomisë. Secili bën punën e vet, dhe jeta duhet të vazhdojë përndryshe ne mund të biem në kolapse ekonomike shumë të fuqishme.
Nuk është se kemi punë shkencore dhe për këtë duhet ti kemi të hapura kontaktet me botën e zhvilluar dhe këtë mund ta bëjë media. RTSH nuk ka kuptim të vihet në shërbim t një mediaje të rëndësishme për të përballuar këtë situatë. Akademia e Shkencave mund të kishte komunikim shumë të mirë me dikastere të tjera që të marrin informacion dhe të jenë në kontakt me informacione dhe masat e fundit.
Cili është roli i Akademisë së Shkencave në këtë situatë?
Fuga: Nuk kam pasur kohë këto ditë të mendoj në fakt. Është një debat që është bërë dhe do të bëhet. Unë pretendoj se RTSH, Agjensia Telegrafike Shqiptare dhe Akademia e Shkencave duhet të vihen në bashkëpunim që informacionet e jashtme të filtrohen dhe jepen në mediat shqiptare por edhe ndaj një mundësie më të saktë informimi.
Sot Maqedonia e Veriut ka vendosur të heq taksat ndaj mediave për dy vite, mendoni se duhet bërë edhe në vendin tonë?
Fuga: Unë mendoj se është shpejt kjo, por nëse shteti me fondin që ka alokuar BE me 50 milionë euro, duhet që gazetari të subvencionohet sepse bën një punë të vështirë në terren gjatë raportimit. Kjo që thoni han një diskutim të madh sepse nuk është çështje që lidhet me emergjencën, po me emergjencën lidhet gazetari që ndodhet në terren. Media duhet të mbush me pyetje çdo kënd që ka detyrën për të sqaruar këtë situatë, çfarë po bëhet dhe si po bëhet.