Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ne kuader te luftes ndaj koronavirusit, ka bërë thirrje edhe njëherë për marrjen e disa masave të menjëhershme, ku fillimisht të bëhen sa më shume teste në popullsi si edhe sigurimin sa më shpejt me mijëra të disa pajisjeve të thjeshta, që mund të përdoren kudo, si aparate për fluks oksigjeni me burimet, matës të SaO2 etj.
Reagimi i plote:
‘Distancimi social i domosdoshëm, por jo i vetëm!
‘”Decentralizim, decentralizim” të operatorëve e mjekimit me masivizim të depistimit duhet të jetë motoja sot (në fakt është kërkuar më parë), për të vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat ndaj një skenari të rrezikshëm:
1. Test, test, test, me fillimin e testimeve horizontale të popullësisë, direkte apo të imunokromatografisë, realizimin kështu edhe të testeve të shpejta, të thjeshta, e kosto të ulët me një rrjet laboratorik në nivel vendi.
2. Këtë kerkim horizontal e realizojnë epidemiologët, të cilët aktualisht janë pothuajse në stand by, së bashku me mjekët e familjes e kujdesin parësor, që akoma është larg roleve.
3.Aktivizimi urgjent i klinikave të dedikuara dhe qendrave të terapisë intensive edhe në periferi, duke shfrytëzuar kapacitetet e limituara të personelit të kualifikuar dhe trajnuar mjekët e infermierët për rol ndihmues.
4.Sigurimin sa më shpejt me mijëra të disa pajisjeve të thjeshta, që mund të përdoren kudo, si aparate për fluks oksigjeni me burimet, matës të SaO2 etj.
5.Laboratorët jane në krize, ato të kujdesit parësor prej efektëve të Check up, ato të spitaleve në “pritshmëri” për atë PPP, përfshi edhe Tiranën. Kjo kërkon ndërhyrje për të përmirësuar kudo atë që mundet tashmë, pa harruar imazherinë.
6.Masat e plota e afatgjatë për mbrojtjen e personelit, që prej kujdesit parësor e deri te i specializuari sipas rrezikut. Mjekëve të shërbimeve direkte t’u sigurohen kushte jetese jashtë ambjenteve të familjes.
Infektimi i shpeshtë e tyre, deri tek Dr.Brataj sot, është një sinjal alarmi.
I uroj atij dhe të tjereve shërim të shpejtë, janë shumë të çmuar!