Italia nuk gjen paqe, 743 viktima në 24 orët e fundit prej Covid-19

0
127

Italia vijon të jetë e gjunjëzuar nga koronavirusi Covid-19.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 743 persona, duke e rritur numrin e fataliteteve në 6,820.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në mbarë botën. Numri i të vdekurve është dyfish i atyre në Kinë, vendi ku u shfaq fillimisht virusi vdekjeprurës.

Edhe pse qeveria italiane ka ndërmarrë masa radikale dhe ka vendosur karantinë në shkallë vendi, ende nuk po shihet ulje në numrin e fataliteteve dhe rasteve të reja.

Sistemi shëndetësor italian është nën një presion të jashtëzakonshëm, prej numrit të lartë të të prekurve, çka e bën krizën të papërballueshme.

Covid-19, ka shkaktuar 18,274 viktima në mbarë botën dhe pandemia pritet të marrë përmasa më të mëdha gjatë dy javëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here