“Në atë kohë punoja si clinical fellow, në një nga spitalet e Torontos. Erdhi një pacient nga Vietnami në vitin 2003. Në momentin e intubimit të tij u infektuan edhe 11 mjekë të tjerë”
Mjeku tregoi se koronavirusi i sotëm është i ndryshëm nga SARS i vitit 2003 përsa i përket transmetueshmërisë së tij.
“Sarsi i atëhershëm eshtë i ndryshëm nga ky i sotmi. Ndërkohë që i pari trransmetohej nëpërmjet spërklave dhe sekrecioneve ky ka evoluar në mënyra të tjera. Nga prekja e materialeve biologjike. Sipas një studimi vertetohet se qëndron deri në 3 ore në ajër. Ky version, kontaminimi nëpërmjet aerosolit është kundërshtuar nga shumë profesore italianë por ka pikëpyetje. Kemi edhe rrugën fekale tashmë është gjetur në fecet e të infektuarve dhe të fëmijëve të vegjël që kanë qenë të infektuar. Materiali gjenetik është gjetur mbetje edhe në plazmën e të infektuarve pra edhe në gjakun e tyre por nuk dihet nëse transmetohet nëpërmjet gjakut. Nuk ka asnjë konfirmim shkencor për këtë”, tha mjeku.
Sa i përket faktit nëse ai lë pasoja tek të prekurit të cilët janë shëruar doktor Prifti tha se ka studime që tregojnë se “pacientët kanë një ulje të kapacitetit të mushkërisë deri në 20-30% por nuk dihet se sa zgjasin”.
Ai sqaroi gjithashtu se ekzistojën dy tipe të COVID, tipi L dhe tipi S.
“Tipi L është më agresivi ai që shpërtheu në qendër të Wuhan. Në periferi të Wuhan prevalon tipi S. Në Itali më është konfirmuar se është tipi L pra më agresivi”, tha mjeku./Opinion.al/