Kur politika e Kosovës është në kaos të plotë, kur presidentiu Thaçi bën thirrje që mos respektohen masat e shtetrrethimit të vendosura nga qeveria dhe kur parneri i koalicionit LDK, ka paraqitur mocion për rrëzimin e Albin Kurtit, BE, SHBA, dhe Britania, bëjnë thirrje për fokusim tek pandemia dhe lënjen mënjëanë të sherreve politike.
“I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politikë ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në një reagim të Bashkimit Europian.
Pak para tij, Shtetet e QUINT-it, përmes ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.’
Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.