Masae e reja për izolimin nga koronavirusi. Ja çfarë përmban vendimi i ri i miratuar nga qeveria

0
178
MASAT PER SHULLAZIN NE GJYKATE- /r/n/r/nSHULLAZI IN COURT -

Çdo qendër që ofron shërbime për qytetarët do të mbyllet deri më datë 3 prill.

Në vendimi e marrë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshihen embiente të tilla si lokale nate, ambiente për argëtimin e fëmijëve, palestra, qendra sportive, sociale dhe kulturore, ekskursione mësimore.

Gjithashtu, pezullohen procedurat për punësime, konkurse shkollimi dhe specializimi.

Ndërkohë, në pikën 3 të vendimit, thuhet se “Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu”.

Ndërkohë, institucionet publike dhe private, ngarkohen të hartojnë

sipas fushës së përgjegjësisë së tyre, brenda datës 11 prill 2020, një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategorinë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin nëpërmjet kontaktit fizik.

“Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin punonjësit me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-Albania”, thuhet gjithashtu në vendim.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

Gjithashtu, detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat me rrezik epidemiologjik, të identifikuara si të tilla prej Organizatës Botërore te Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14-ditore, nga datat e hyrjes në kufi. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet deri në datën 3.4.2020.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here