Kancelarja gjermane, Angela Merkel rezultoi negative për koronavirus për herë të dytë, por mbetet në karantinë, njoftoi të mërkurën zyra e saj.
Merkel, 65 vjeç, ka qenë duke punuar nga shtëpia në Berlin që kur zbuloi se një mjek që së fundmi i bëri asaj një vaksinë ishte testuar pozitiv për sëmundjen.
Një test fillestar doli negativ të hënën dhe një zëdhënës i qeverisë u tha mediave gjermane sot se një test i dytë kishte treguar të njëjtin rezultat. “Kancelarja vazhdon të punojë nga karantina në shtëpi dhe do të testohet përsëri në fillim të javës tjetër”, tha zëdhënësi.
Lajmi erdhi ndërsa niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 përqind në 15 përqind sot ndërsa shkalla e vdekjes së vendit mbeti jashtëzakonisht e ulët. Shifrat zyrtare nga instituti shëndetësor Robert Koch treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit me 4,118, duke shkuar nga 27.436 në 31.554.
Numri i vdekjeve u ngjit në 35, duke u rritur nga 114 në 149 – një normë e përgjithshme e vdekjeve nën 0.5 përqind, shumë më e ulët se fqinjët evropianë të Gjermanisë. Shkalla e ulët e vdekjes nuk është sqaruar plotësisht, por mund të jetë e lidhur me testime më gjithëpërfshirëse, pacientë të rinj dhe lehtësira të kujdesit intensiv. Gjermania ka një politikë ‘të bëjë gjithçka për të gjetur, izoluar, testuar dhe trajtuar çdo rast’, ndryshe nga shumë vende që nuk i prekin rastet me simptoma të buta.
Sidoqoftë, kreu i institutit Koch raportoi sot se njerëzit në Gjermani thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse tregojnë simptoma të buta, duke sugjeruar që testet nuk duhet të përdoren në mënyrë të panevojshme.