“Besim i plotë tek institucionet e reja…”/ Haradinaj flet për shkarkimin e Kurtit si kryeministër

0
119

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, reagimeve iu është bashkuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Ai tha se ky votim, me 82 vota pro rrëzimit, dëshmon se Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar ish-kryeministri Haradinaj në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here