Pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit.
Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes të së enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.
‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’’, thuhet në reagim.