Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka patur një bisedë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Siç informon vetë zyrtari i lartë i BE-së, përmes një postimi në Twitter, tema e bisedës ka qenë drita jeshile që ministrat e BE i dhanë pak ditë më për çeljes së negociatave me Shqipërinë si dhe situata me pandeminë COVID-19.
“Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me @lulzimbasha_al për rëndësinë e arritjes së #Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit. Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. #BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër #Coronavirus”, shkruan ai.