Akt i pashembullt/ Rama i vetmi kryeministër i globit që u mbylli dyert, shtetasve jashtë vendit!

0
112

Nga Sali Berisha.

Akt i pashembullt! Edvin Kristaq Mafia, i vetmi kryeministër i globit, që u mbylli dyert shtetasve shqiptarë që ndodheshin jashtë vendit.

Italia, Franca, vet BE, Kina por edhe SHBA dhe çdo vend tjetër kanë mbyllur kufijtë për shtetasit e vendeve të tjera me epidemi të COVID-19. Por asnjera prej tyre, absolutisht asnjëra, nuk ka mbullyr kufijtë për shtetasit e vet, të cilët gjendeshin jashtë vendi në kohën e marrjes së vendimit.

Një akt të tillë, që dhunon Kushtetutën e çdo vendi të lirë por edhe Kartën Universale të Të drejtave të Njeriut nuk mund ta marrë asnjë qeveri e një vendi të lirë.

Një akt të tillë, pra mbylljen e kufijve dhe moslejimin e kthimit në vend të shtetasve shqiptarë që në kohën e vendimit të mbylljes së kufijve u gjendën jashtë shtetit, e mori vetëm Edvin Xhelati, duke i ndëshkuar ata prej dy javësh me mëshirën e fatit.

Këtë veprim e bënte dikur vetëm Hitleri Shqiptar i Pasluftës, Enver Hoxha, ndaj diasporës politike shqiptare dhe natyrisht mund ta bëjë sot Kim Jong-un.

I damkosur botërisht për qëndrimin e tij çnjerëzor ndaj shtetasve të vendit të tij dhe nën presionin e fuqishëm ndërkombëtar, Edvin Kristaq Mafia u detyrua më në fund të heq dorë nga i vendit të tyre për shtetasit shqiptarë, pasi i ndëshkoi ata me kalvarin e vuajtjeve të rënda që u shkaktoi me vendimin e tij çnjerëzor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here