Një ngjarje e rëndë ka ndodhurr në fshatin Poloskë të Devollit.
Një banesë është përfshirë nga flakët.
E moshuara që jetonte aty, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa. Viktima ishte Nezaqet Gjoza e moshës 90 vjeç.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e mëtejshme.