Shkon në 177 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Abc News mëson se një tjetër person është konfirmuar me koronavirus në qarkun e Shkodrës.
Bëhet fjalë për një person nga Bashkia e Vau Dejës, i cili ka pasur histori udhëtimi në Itali. Ai është rikthyer në vend para 12 ditësh. Pacienti me koronavirus u nis për tek Infektivi më Tiranë.
Kështu numri i personave të konfirmuar me koronavirus në rrethin e Shkodrës shkon në shtatë.