Ish- ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu nepermjet nje shkrimi ne Facebook shprehet se Rama ka plotësuar kërkesën e opozitës për kthimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit vetëm teorikisht.
Sipas Shehu kryeministri duhet të mbahet nën presion që të përmbyshë këtë zotim të cilin fillimisht e refuzoi disa herë.
Nuk ka rëndësi sipas Shehut si do i sjellë shqiptarët Rama por e rëndësishme sipas tij është detyrim kushtetues për kthimin e atyre shqiptarëve në atdhe.
STATUSI I TRITAN SHEHUT
Arritem ta “clirojme” Ramen nga paniku prej kthimit te shqiptareve!?
Duket se Rama, se paku teorikisht, me ne fund pranoi kerkesen tone te qarte, njerezore e patriotike, detyrimin kushtetues te levize mekanizmat per te kthyer ne Shqiperi qytetaret tane te mbetur jashte vendit.
Mbasi e kundershtoi disa here ai dhe zv.ministri i jashtem kete domosdoshmeri me argumenta spekulative, tashme deklaroi se po organizon operacionin e kthimit.
Nuk ka asnje rendesi nese do ta beje kete me “Lasgushin, Hasanin apo Pietron”, rendesi ka ta realizoje sa me pare kete transport te detyrueshem per ate e Shtetin tone, ashtu si prej javesh po e realizojne shtetet e tjera.
Por kujdes, tashme qe e vuri ne jete kerkesen tone qe te hapte nje portal identifikimi per ata, tashti qe premtoi…duhet vazhduar te mbahet nen presion se rrezikon perseri ta lere ne “mes te rruges” gjithecka qe duhet bere per ata shqiptare.
Ne fakt deri me sot nuk ka marre asnje mase lehtesuese ndaj tyre….megjithate te shpresojme se do t’i shkoje deri ne fund detyrimit per t’i kthyer ne atdhe!