Moti i paqëndrueshëm do të karakterizojë territorin shqiptar ditën e sotme (e premte, 27 mars).
Sipas Shërbimit Metereologjik, koha do të jetë kryesisht e vranët, me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatare.
Në lartësitë mbi 900 metër do të ketë edhe reshje bore. Ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1ºC deri në 6ºC
në zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC
në zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC
Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.