Aktori i njohur, Gent Hazizi është një ndër personazhet e parë publik që del vullnetar për të marrë pjesë në luftën ndaj koronavirusit.
Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë foton e patentës dhe thotë se mund të shërbejë si shofer ambulance, shpërndarës ushqimesh, apo t’u bëjë pazarin pensionistëve të njësisë 5 në atë orar që lejohet.
Postimi i plotë i aktorit:
Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte:Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote:Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke!Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!