Gjendja e vetizolimit na ka bërë këto ditë më të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh në vende të tjera dhe pulti i TV-së bredh sa tek kanalet italiane e franceze, po aq tek ato angleze e amerikane por asgjëkundi nuk sheh ndonjë kryeministër me sjellje të ngjashme me këtë tonin.Kryeministrat seriozë të vendeve normale dalin në konferenca të rregullta shtypi për të komunikuar vetëm masa ekonomike, sociale, shëndetësore, buxhete, shifra fakte, në pjesën më të madhe me gazetarë, gjithmonë në zyrat qeveritare, shpesheherë të shoqëruar nga ministrat përkatës. Duhet të pranojmë se nuk ka asnjë masë ekonomike që të kundërshtojë të gjitha ndikimet negative të kësaj krize. Në fund, kjo krizë do të prodhojë efekte negative ekonomike, ose ngadalësim të rritjes ekonomike ose rënie ekonomie.
Ky koronavirus, sa vjen dhe po e ndryshon këtë botë, në mënyrë shumë të frikshme, sidomos kur atij i bashkëngjitet edhe lideri Rama.Por asgje nuk mbaron me kaq, Rama kercenon: Paguani dritat ose do presim energjinë elektrike kujtdo që nuk paguan. Asnjë tolerim!
Ishte dicka qe pritej, shqiptaret jane mesuar tani me mashtrimet e Rames!
Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita, nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos.
Por pas kesaj lind pyetja se si do ti paguajne shqiptaret?? Kur pjesa dermuese nuk kane te hane! Disa nuk kane ku te flene, mos harrojme pastaj qindra familje qe kane ngelur jashte pas termetit te 26-Nentorit. Kryeministri me sa duket i ruhet një kolapsi financiar energjitik çka mund të sjellë pasoja të mëdha në ekonomi.
Shembull i shkëlqyer i Qeverisë së Kosovës se si i ndihmon njerëzit e thjeshtë në këtë moment të vështirë me paketën 200 milionë euro.Qeveria e Ramës të mësojë nga Kosova, të lërë tenderat dhe të miratojë paketën e ndihmës për njerëzit e thjeshtë.
Bizneset nuk mund të shtrydhen sot me dhunë, për t’i ngordhur nesër, për shkak se Rama kërkon të pasuroje klientët oligarkë, të cilët i paguan një më një dhe pa vonesë dhe për shkak të bërjes rrush e kumbulla të parave të shqiptarëve për luksin e shfrenuar që e rrethon sot atë dhe shpurën e tij.
Por ne Kosove duket se nuk funksionon si ne Shqiperi! Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako emergjente për Qeverinë në situatën e krijuar për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Ai njoftoi se personat që përfitojnë nga skema pensioneve nën 100 euro do t’i kenë edhe 30 euro më shumë.
Ai ka thënë se Qeveria do t’i mbulojë pagat e punëtorëve të kompanive private për dy muajt në vazhdim në vlerën e pagës minimale prej 170 euro. Qeveria do të marrë përsipër edhe subvencionimin e qirasë deri në 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Do të ketë edhe fonde shtesë për komunat e prekura nga koronavirusi, po ashtu edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës.
Sipas Ministrit në detyrë të Financave e gjithë kjo pako do të kushtojë 170.6 milionë euro. Nga këto masa buxheti i shtetit mund t’i ketë deri në 200 milionë euro më pak se sa janë parashikuar në shkurt.
STANDARD.AL