OBSH, mjekët, autoritetet bëjnë thirrje në çdo orë e çdo minutë për respektimin e masave, duke nisur nga distancimi social, në Tiranë qytetarët duket sikur jetojnë në një botë tjetër.
Nga sot në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit gjithçka do jetë e mbyllur dhe më pas daljet do të funksionojnë me leje për çfarë do lloj nevoje. E me sa duket për këtë arsye sot ata janë dyndur në tregje e markete për të bërë pazarin dhe pa respektuar distancat.
News 24 solli ‘live’ atë që po ndodh në tregun e uzinës Dinamo, ku gra e burra kanë dalë për të bërë pazarin për gjithë fundjavën duke u kthyer në një rrezik si për veten ashtu dhe për qytetarët e tjerë dhe duke i krijuar mundësi zhvillimi virusit të rrezikshëm që ka marrë jetët e gjysmë milioni njerëzve në botë.