“30 veshje jetëshpëtuese për një selfie”, Ilir Allkja: Mua më kryqëzuan se denoncova të vërtetën

0
167

Mjeku Ilir Allkja ka rikujtuar edhe nje here shkarkimin e tij nga puna dhe rikthimi sërish ps denoncimeve që ka bërë për mungesën e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse në përballjen me pacientët, ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale të ministres Manastirliu me 30 mjekët dhe infermjerët që u dërguan në Itali.

Allkja shkruan se ai u ankua për arsye profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 e kanë nisur pa veshje jetëshpëtuese që kanë përdorur në fakt mjekët dhe infermjerët qëu nisën drejt italisë.

“Unë u ankova për arsyen tejet profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 më nisën pa këtë veshje jetëshpëtuese !
Dhe madje u kryqëzova në mënyrën më barbare nga qeveria !
Dje qeveria përdori 30 veshje jetëshpëtuese, njëpërdorimëshe thjesht për një selfie , propagandë !
Zonja ministre , ju lutem jepni mesazhe të sinqerta pune, puna, mirësia, bamirësia nuk kanë nevojë për të tilla vepra ?!”, shkruan Allkja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here