I shpëton ekstradimit nga Anglia fieraku i dënuar për vrasje…

0
174

Një shqiptarë i dënuar në mungesë me 23 vite burg ka mundur ti shpëtojë ekstradimit nga Anglia.

TCh duke iu referuar medias angleze raporton se gjykata e ekstradimeve në Londër ka vendosur për mos të ekstraduar Arjan Hoxhajn.

Fieraku 50 vjeçar një prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli për mjeshtërisht iu fsheh drejtësisë shqiptare për plot 24 vite nga kryesja e krimit.

Gjykatësi i kësaj çështje ekstradimi  Tan Ikram, tha se nëse do të lejonte ekstradimin atëherë do të ishim përpara shkeljes së të drejtave të njeriut pasi Hoxha ishte dënuar në mungesë 20 vite më parë.

Avokatët e vrasësit fierak i argumentuan gjykatës se dënimi i tij tashmë sipas legjislacionit shqiptarë ishte parashkruar.

Ky argument u pranua nga gjykata duke e lëne të lirë Arjan Hoxhajn i dënuar në mungesë nga gjykata shqiptarë për vrasjen e Ramdan Bregut dhe plagosjen e Nefail Bregut në një fshat të Fierit në vitin 1995.

Menjëherë pas vrasjes Hoxhaj do të mbërrinte në Angli duke kërkuar azil me identitet të rremë si refugjat lufte.

Tashmë që identiteti i tij i vërtetë u zbulua autoritetet britanike të emigracionit kanë nisur procedurë  e heqjes së nënshtetësisë dhe dëbimin nga Anglia.

Njësoj si Arjan Hoxhaj mund ti shpëtojnë ekstradimit edhe shumë shqiptarë të tjerë që fshihen në Angli pasi krimet dhe dënimet i kanë marrë 20 vite më parë. Në të tilla kushte duke përdorur argumentit e parashikimit të dënimit parashikuar në legjislacionin shqiptarë ata do të bllokojnë çdo ekstradim të mundshëm./TCh/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here