Sophie Gregoire Trudeau fitoi luftën ndaj pandemisë së Covid-19.
Bashkëshortja e kryeministrit të Kanadasë u diagnostikua me virusin vdekjeprurës në fillim të këtij muaji, kjo pas një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar. 44-vjeçarja pas ”pastrimit”, përmes një postimi emocionues në facebook, teksa thotë se këto janë ditë sfiduese, pohon se shkenca dhe dhembshuria janë armët për të kaluar këtë krizë.
”E di që nuk është e thjeshtë të jesh vetëm, të gjithë jemi qenie shoqërore, përfshirë edhe mua! Por vetëm sepse ne po rrisim distancën fizike midis nesh nuk do të thotë që duhet të bëjmë të njëjtën gjë emocionalisht. Unë besoj fuqimisht se shkenca dhe dhembshuria do të na ndihmojnë të kalojmë përmes kësaj krize. Kjo do të thotë të dëgjosh dhe të ndjekësh protokollet shëndetësore dhe të qëndrosh në shtëpi për momentin”.
Mesazhi i plotë
Përshëndetje miqtë e mi të dashur, kanadezë dhe aleatët kudo. Doja t’ju jepja të gjithëve një lajm: Ndihem shumë më mirë dhe mjeku im si dhe Shëndetit Publik i Otavas më thanë që jam pastruar.
Nga thellësia e zemrës sime, dua të them falënderime për të gjithë ata që më uruan me dëshirat e tyre të mira. Dhe të gjithëve që vuajnë tani, ju dërgoj gjithë dashurinë time. Këto janë kohë sfiduese. E di që nuk është e thjeshtë të jesh vetëm, të gjithë jemi qenie shoqërore, përfshirë edhe mua! Por vetëm sepse ne po rrisim distancën fizike midis nesh nuk do të thotë që duhet të bëjmë të njëjtën gjë emocionalisht.
Nga media sociale deri te një telefonatë e thjeshtë, ka shumë mënyra për ne që të qëndrojmë të lidhur ndërsa jemi larg dhe në të vërtetë të thellojmë marrëdhëniet tona. Unë besoj fuqimisht se shkenca dhe dhembshuria do të na ndihmojnë të kalojmë përmes kësaj krize. Kjo do të thotë të dëgjosh dhe të ndjekësh protokollet shëndetësore dhe të qëndrosh në shtëpi për momentin.
Ndihem kaq e frymëzuar kur shoh kaq shumë njerëz që ndihmojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin dhe ndihmojnë në luftimin dhe kontrollin e përhapjes së Covid-19. Fqinjët po mbledhin sende ushqimore për njëri-tjetrin, bizneset po bëjnë furnizimet që na duhen dhe artistët po ofrojnë shfaqje falas për të ngritur shpirtrat tanë! Kjo është ajo që duhet bota tani dhe aq shumë kanadezë po e bëjnë këtë! Ne do të kalojmë këtë, miqtë e mi të guximshëm dhe kanadezët e mi dhe do ta kapërcejmë bashkë.