Bahtiri apel Thaçit të ketë kujdes: Mos hyni në një konflikt vëllavrasje… shpalli zgjedhjet…

0
115

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Ai i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, shkruan Telegrafi.

I pari i Mitrovicës tutje ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 46 deputetë.

Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë së coronavirusit,ku ka theksuar se deri më tani në Mitrovicë nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus.

Bahtiri ka falënderuar qytetarët që po respektojnë masat e ndërmarra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here