Basha tregon çfarë e shqetëson më shumë: Qeveria nuk ka alibi për mbrojtjen e koncesioneve

0
111

Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se ajo që e shqetëson më shumë janë të ardhurat e familjeve në nevojë të cilat janë drejt fundit.

Shqetësimi im kryesor sot më 30 mars është që edhe 50 mijë lekëshi i fundit i familjeve në nevojë ka shkuar drejt harxhimit. Çfarë do të ndodhë nesër? A do të kenë njerëzit, të cilët duhet të përfitojnë ndihmë sociale, mjaftueshëm para për të blerë bukën, vajin, sheqerin, miellin, orizin? Sepse këto janë pyetjet që i bën vetes çdo kryefamiljare dhe çdo kryefamiljar i familjeve në nevojë, të cilat sot për fat të keq, përbëjnë 50% të familjeve shqiptare dhe këto pyetje meritojnë përgjigje

Pyetje: Ka opozita një mëkanizëm se si mund të zhbëhen konçensionet pa një kosto ekstra?

Lulzim Basha: Mekanizmi është ligji. Ligji për fatkeqësinë natyrore u jep të drejtën autoriteteve të pezullojnë çdo kontratë, jo më kontratat konçensionare, por çdo kontratë. Pra nuk ka asnjë alibi. Ka vetëm mungesë vullneti dhe ka një tentativë për t’i rrëshqitur pyetjeve, të dhimbshme. Natyrisht, kjo është një përballje me shumë fronte, por pyetjeve të dhimbshme nuk mund t’I rrëshqasësh me propagandë dhe pyetjet e dhimbshme sot janë:
1. Çfarë do të bëhët me 300 mijë shqiptarë që ushqeheshin 1 herë në ditë para kësaj krizë?
2. Çfarë do të bëhet me mbi 50 mijë familje të hequra nga ndihma ekonomike këto katër vite të cilat nuk përfitojnë nga kjo VKM.
3. Çfarë do të bëhet me 50-70 mijë biznese, të cilat detyrohen të mbyllen, por edhe po qëndruan hapur sipas normativave nuk kanë xhiro, sepse njerëzit lëvizin me autorizim, të cilat nuk përfitojnë nga VKM-ja?
4. Çfarë do të bëhet për sigurinë tani të flasim jo thjesht për çështje ekonomike, me 70 mijë kryesisht nëna dhe vajza që punojnë në fasoneri apo në call centers, te rinj, apo qoftë dhe fabrika të cilat janë potencialisht vatra infeksioni dhe mund te zhbëjnë, zhvlerësojnë çdo sakrificë që kemi bërë si shoqëri deri më sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here