COVID-19/ Turqia karantinon 18 provinca

0
167

Disa zona të banuara në 18 provinca turke u vendosën sot nën karantinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, njoftoi Ministria e Brendshme.

Në vend ka patur 131 vdekje nga COVID-19 dhe 9 217 raste infektimi qëkur Turqia raportoi rastin e parë pozitiv më 11 mars.

“Karantinat janë vendosur në 39 zona banimi që nga ora 15:15”, tha ministria, por pa përmendur emrat e provincave.

Vendet e izoluara përfshijnë një qytet të vogël dhe 28 fshatra.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha javën e kaluar se kjo është bërë për të shmangur njerëzit që lëvizin nëpër zona me shkallë të lartë të infeksionit, por gjithashtu pranoi që virusi është përhapur në të gjitha pjesët e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here