Princi Charles i jep fund vetëkarantinimit për shkak të COVID-19

0
124

Princi Charles i Britanisë së Madhe i dha fund izolimit të tij pas testit të tij pozitiv me koronavirusin e ri, njoftoi zyra e tij.

“Duke u këshilluar me mjekun e tij, Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit”, tha Clarence House, duke përdorur një tjetër prej titujve mbretërorë të Charles-it.

Clarence House raportoi të mërkurën se Charles, 71, kishte dalë pozitiv për COVID-19 pasi vuajti “simptoma të buta”, por pa sqaruar se kur ai i raportoi për herë të parë simptomat.

“Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush princi e ka marrë virusin, për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai ka kryer në rolin e tij publik, gjatë javëve të fundit”, sqaroi zyra e tij e shtypit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here