Ka shkuar në 8 numri i të prekurve nga koronavirusi në rrethin e Shkodrës.
Numri më i madh i të prekurve duket të jetë në Vaun e Dejes, ku edhe është shënuar rasti më i ri ditën e sotme.
Abc News shkruan se i prekuri më i ri është nipi i një familjeje në Vaun e Dejes, në të cilën më parë ishin infektuar edhe xhaxhai i tij, gjyshja, nusja e xhaxhait si edhe një vajzë.
Pak ditë më parë, në redaksinë e abcnews.al erdhi një denoncim nga Vau i Dejes, ku një pjestare e familjes së prekur pretendonte se të afërmve të tjerë nuk i ishte marrë tamponi edhe pse kishte të prekur brenda tyre.
Kur xhaxhai ishte ndjerë keq, nipi i kishte bërë frymëmarrje artificiale atij.
Xhaxhai rezultoi me koronavirus, ndërsa rasti më i ri sot është pikërisht nipi i cili duket të jetë infektuar prej tij.