Vendi ynë ka hyrë në atë që po cilësohet nga specialistët si javët deçizive të epidemisë. Lidhur me situatën në vend, masat e marra dhe skenarët në vazhdim, flet në një intervistë për “STANDARD” Tritan Shehu. Ky i fundit me titullin Profesor Doktor të marrë nga Universiteti i Tiranës, ka qënë shefi i anestezi-reanimacionit shqiptar për një periudhë më shumë se 20 vjeçare dhe ka mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1996.
Në intervistë ish-deputeti demokrat shprehu mbështetje për masën e distancimit fizik, por theksoi se strategjia qeveritare çalon në shumë pika. Madje ai sygjeron disa veprime që duhen ndërmarrë menjëherë për të qenë të parapërgatirtur ndaj çdo skenari, sado agresiv të jetë ai.
INTERVISTOI: Gëzim Saliu
Cili është mendimi juaj mbi situatën e pandemisë Covid-19 në vendin tonë sa i përket numrit të të prekurve dhe atyre personave që kanë humbur tashme jetën?
Aktualisht vendi ynë po kalon një periudhë relativisht të bute te epidemise po të krahasohet kjo me vende të tjera si Spanja, Italia, ShBA. E tille ne fakt eshte gjendja ne shumicen e vendeve te botes dhe ne vendet e Rajonit tone. Pra per momentin nuk ka nje rritje eksponenciale te rasteve e komplikacioneve te tyre, por lineare. Megjithate une jam dakort me mendimin e disa specialisteve se numri i të prekurve, është mjaft here më i lartë ne realitet. Kjo sepse dhe numri i testimeve që ne kemi bërë është mjaft i vogël. Ne kemi bërë testime për ata që kanë shfaqur shenja klinike të mesme dhe as minimale. Nuk është bërë ndjekja e kontaktit me ata qe janë diagnostifkuar, jo te tentohet një depsitim horizontal i popullsisë.
Së dyti më bën përshtypje gjithashtu edhe numri i lartë i pozitivitetit të testeve. Gjë e cila tregon se tek ne testet bëhet mbi ata që kanë shenja klinike të qarta e të forta dhe nuk bëhet për të ndjekur nga mbrapa të tjerë që nuk paraqesin shenja klinike. Pra dhe une them që numri i të prekurve është mjaft më ilartë se ky.
Nga ana tjetër fatmirësisht duhet të themi se kemi gjithashtu nje ecuri të butë sa i përket komplikacioneve, gje qe e perseris takohet ne te gjithe Rajonin tone. Nuk e di deri kur do vazhdojë ky trend, shpresoj të vazhdoje, por këto janë elemente që askush nuk mund t’i parashikojë. Ndoshta pozitivisht influencon edhe popullsia e re që ka sot Shqipëria e cila krijon dy elementë: Kjo sjell një prekje të gjerë si infektim sepse të rinjtë infektohen më shumë sepse janë më aktiv, por komplikacionet i kanë më të vogla qoftë si numër qoftë si intensitet.
Ndërsa numri i humbjeve nëse do ta marrim në krahasim me ata që janë identifikuar si të prekur del i lartë, me i larti ne Rajon e nder me te lartet ne bote, reth 5.5%, gje qe duhet studjuar me shume seriozitet e pergjegjeshmeri se lidhet direkt me nivelin e mjekimit te komplikacioneve.
Cili do jetë sipas mendimit tuaj ecuria e kësaj epidemie në të ardhmen? Cfarë pritet të ndodhë, cilët janë skenarët më të mundshëm?
Kjo është pyetja më e vështirë dhe aksush nuk i jep një përgjigje të qartë kesaj pyetje, jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo në botë. Shoh se duke gjykuar e duke parë se cfarë po ndodh në Itali, Spanjë, SHBA dhe në vende të tjera si edhe alarmi që vjen nga shtetet më të mëdha si ai gjerman, i cili e paraqiti koronavirusin si situatën më tëvështirë që po kalon pas pluftës së dytë botërore, padyshim kjo është një thirrje alarmi edhe për ne, për t’u bërë gati për variantin më ekstrem, sepse në këtë mënyrë ne do të jemi shume komod për variantet më të buta. Askush nuk mund të thotë se cila do jetë ecuria e mëtejshme. Në këtë prizëm unë duhet të jem prudent në dhënien e konkluzioneve, por insistoj se duhet të jemi shumë aktiv në marrjen e masave për tu përgatitur për variantin me të keq për një situatë më të vështirë, shumë më te keqe sec është sot, qe shpresoj te mos vije kurre e tille.Pregatitja më e lartë nuk krijon asgjë të keqe, madje është një siguri për përballimin e vështirësive të mundshme në vazhdim.
Meqenëse jemi te masat, cili është mendimi juaj mbi vendimet e marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së gjerë të koronavirusit në Shqipëri?
Këto dua ti ndaj në disa grupe. Unë jam krejt dakord me konceptin e distancimit fizik, sepse unë nuk e quaj ditancim social. Sepse marrëdhënie sociale në kryjemë me të gjtiha mjetet e komunikacionit. Jam krejt dakord me masat e kufizimit fizik, nuk kam agjë kundër ndaj tyre. Ndoshta mund të ketë edhe të tjera që mund të jenë më të kontrollueshme, sic janë disa vende që i kontrollojnë përmes aparaturave elektronike, celulareve etj. Unë them që të gjithë duhet të respektojnë në maksimum keto masa. Distancimi fizik është i domosodshëm , jep efekte të mira, por nuk janë vetëm ato që mund të mbrojnë dhe mbi parandalimin e përhapjes së gjerë të Covid-19, apo dhe mjekimin e metejshem.
Cilat masa të tjera janë ato që ju sugjeroni? Ku po calon sipa jush strategjia e qeverisë?
Kërkohet një startegji më e gjerë e agresive, e cila fatkeqësisht mungon në vendin tonë, masat filluan me vonese, jo te plota e pjese e nje strategjie ne amulli, qe vazhdon e tille. Pra i gjithë ky mekanizëm u vu në funksionm e vonesë per te mos arritur as sot ne eficience, duke filluar me domosdoshmerine e mbrojtjes se personeli, gje per te cilen kemi shifra shume te larta te demtimit te tij. Sidoqofte do rendis disa pika te tjera me poshte:
E para që duhej të mendojmë të bëjmë , që në fakt duhej të ishte bërë, është që të futemi në strategjinë e OBSH-së: test, test, test. Identifikim, izolim, mjekim. Ne jemi shumë larg kësaj. Ka ardhur momenti jo vetëm për testime për persona të kontaktit shume te afert me subjektin që rezulton pozitiv me koronavirus , por edhe për persona kontakt për një periudhë 10 dite deri në dy javë përpara këtij rezultati.
Së dyti duhet të mendojmë për testimin masiv, depistimin horizontal. Që të identifikojmë individet, ti izolojmë, që ti japim mundësi të tjerëve të rinisin aktivetitetin e tyre ekonomik dhe social, është e domosdoshme një depistim horizontal. Dhe për ta bërë këtë një rol luajnë disa kolona të sistemit shëndetësor shqiptar të cilat ende nuk janë në lëvizje.
Për cilat kolona bëhet fjalë?
Kujdesi parësor e mjeku i familjes është një ndër kolonat më të fuqishme të kujdesit shëndetësor. Duhet vënë në lëvizje që të bëhet edhe ai pjesë e plote e kësaj fushate dhe të identifikimit të rasteve në mënyrë aktive. Të njetën gjë duhet të bëjme me epidemiologët që janë në qarqe. Ata duhet të aktivizohen plotesisht në këtë betejë dhe së bashku mjekun e familjes të ndihmojnë në metodikën e një screeni horizontal që duhet bërë, por mbasi te sigurohet mbrojtja e tyre, instruktimi e pajisja me mjetet e domosdoshme te komunikacionit, levizjes e teknike.
Një tjetër element që duhet është forcimi i njësive të mjekimit special e të terapive intensive jo vetëm në qendër (Tiranë) por edhe në qendrat kryesore të vendit. Thashë edhe më sipër, të thuash që kjo epidemi do shuhet pas dy javësh , shpresojmë që të ndodhë, por nuk është e sigurt. Të thuash se do zgjasë me muaj, urojmë që jo, por edhe kjo nuk ka një pamundësi që të ndodhë. Prandaj ne duhet të përgatitemi për një situatë mjaft më të vëshitrë se aktualja dhe për këtë duhet të mobilizojmë klinikat speciale në periferi për këtë patologji, për terapi intentisve etj. Rezulton se 10 % e të prekurve kanë nevojë për terapi intensive dhe prandaj në këtë mënyrë ne duhet të vëmë në lëvizje të gjitha potencialet njerëzore dhe logjistike të tërë shërbimit shëndetësor. Dhe e gjitha kjo duhet shoqëruar me një faturë adekuate, për sistemin shëndetësor. Këtu fatura nuk është me as 20 e as 30 milionë euro, këtu fatura vetëm për sistemin shëndetësor duhet të jetë mbi 150 milionë euro tashme.
Mbi 150 milionë euro? A nuk mendoni se kjo është një faturë relativisht e lartë për buxehtin e një vendi si Shqipëria?
Absolutisht që të jeni të bindur që duhet. Italia invesitoi 1 miliardë euro vetëm për shërbimin e renaimacionit. Greqia ne terresi deri tani ka distanciuar 3,8 Miliard E. Ne jemi në një situatë ku duhet të forcojme te gjitha hallkat, qe nga testi deri teshërbimet e reanimacionit. Duhet të krijojmë nje arsenal qindra respiratorësh në gjendje gatishmërie, ashtu sic duhet të mendojme dhe për mjete të tjera të thjeshta , aparate oksigjeni, të cila mund të merren edhe në shtëpi nga pacientët që nuk do kenë nevojë për spital, mates te oksigjenimit. Një gabim konceptual është ajo e përqëndimit të gjithcckaje në Tiranë. Nuk mund të koncentrohet e gjithë Shqipëria në Tiranë, në këtë mënyrë Tirana do te bëjë kolaps. Pra në qoftë se varianti shkon edhe përkeqësohet, shpresojmë që jo, por duhet të jemi gati për variantin më të keq, ne detyrimisht duhet të jemi gati edhe për variantet që duhet të kemi të gatshme në periferi. Duke nsiur nga mjeku i familjes, që nga spitalet në periferi, terapite intensive, imazherite, laboratoret, etj.
Ketu dua te shtoj dicka shume te rendesishme. Nuk mund të zgjidhet testimi i popullsisë me një laborator në Tiranë, kjo është tërësisht iluzive. Duhet detyrimisht të mendohet për te aktivizuar nje rrjet të tërë laboratorësh të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe së bashku me këtë duhet menduar edhe për ndryshimin e metodikës së testimit.
Si mund të bëhet kjo sipas jush?
Kjo bëhet duke dalë nga koncepti i vetëm i tamponëve dhe duke u futur në metoda të tjera laboratorike, sic janë ato imunologjike, që sot po përdoren shumë dhe po bëhen më të kërkuara. Këto janë shumë të thjeshta, mund të aplikohen në laboratorë të ndryshëm në të gjithë territorin e vendit, janë shumë pak të kushtueshme, dhe të shpejta në rezultat. Sot psh gjermania, firma Bosch njoftoi se ka krijuar nje aparat per percaktimin e viruseve direkt, te shpejte, te thjeshte dhe te perdoreshem ne terren. Pra të mendojmë edhe për metoda të tjera laboratorike të identifikimit apo imunologjike, që të bëjmë që puna laboratoorike të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk kërkon shumë investim për të gjithë laboratorët, por kërkon masa të forta mbrojtëse për personelin e labpratorëve . Prandjaj kërkohet një strategji e qartë e cila duhet bërë menjëherë sepse mjaft ditë e javë kemi humbur që nga Janari deri më sot, tashmë të paktën të mobilizohemi totalisht për një variant agresiv kundër nesh, i cili nga ana tjetër shpresojmë të mos ndodhi kurrë.
STANDARD.AL