Muka: Kemi numër të lartë vdekjesh, por kurbë te mirë epidemike….

0
199

Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji, Taulant Muka tha se Shqipëria ka numër të lartë të vdekjeve, por një kurbë epidemike të Covid-19 të mirë.

Ai tha se kjo vjen nga pasi nuk bëjmë testime duke mos identifikuar personat e prekur.

Muka: Në lidhje me Shqipërinë ajo që më shqetëson është fakti se kurba epidemike nuk bën sens. Ne kemi një numër të lartë të personave që kanë vdekur, por kemi kurbën epidemike më të mirë në rajon. Kjo besoj më shumë se nuk bëjmë testime. Me uljen e testimeve ulen personat që identifikohen.

Ndërsa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili Shqipëria nuk është në karantinë, por ka adaptuar disa masa të kufizimit të lëvizjes.

Vasili: Shqipëria sot, nuk prognozon punën e saj. Nuk thotë dot se cila është shpërndarja e rasteve. Kjo sasi testimesh krijon një situatë spekulative. Shqipëria nuk po bën karatine, por ka adaptuar disa masa kufizuese lëvizjeje. Këto të dyja janë koncepte të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here