Shkëlqimi i një vendimi të gjithëpranuar që u zvenit turpshëm

0
179

Vendimi i qeverisë shqiptare për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në frontin më të luftuar të pandemisë COVID-19, sic është Italia fqinje, ishte padyshim vendimi më i gjithëpranuar i gjithë 7-vjeccarit  në pushtet të Rilindjes. Krahas jehonës mbarëkombëtare që ky vendim mori, me vlerësime të gjëra nga klasa politike italiane, populli fqinj dhe deri te yjet e hollivudit si Sharon Stone, vendimi pati një vlerësim gati të detyruar edhe brenda vendit.

Edhe kundërshtarët politikë nuk mundën të flisnin kundër tij, aq më pak qytetarët e bindjeve të ndryshme nga partia në pushtet, por me vlerësim të madh për gjestin ndaj një populli mik që ka shprehur me vepra e fakte mbështetjen ndaj nesh që prej ditëve të para të demokracisë.

Ishte një lëvizje e zgjuar nga kryeministri, e cila sic edhe kishte synim, i dha atij krahas pikë të rëndësishme politike. Vlerësimi ndërkombëtar dhe dakordësia me përjashtime fare të vogla e shqiptarëve bëri gati të harroheshin disa nga të “zezat” e shumta të vendimeve të Rilindjes në vitet e fundit. Por sic shpesh ka ndodhur me të purpurtit, shkëlqimi zgjati fare pak.

Sot në media është zbuluar se një prej emrave të stafit të ekipit të dërguar nga Rama në Itali në 5 vitet e fundit ka punuar pompist!!! Po , po , pompist!!!

Sipas lajmit të bërë publik nga portali dosja.al  Qazim Ismaili rezulton se nuk ka asnjë eksperiencë në mjekësi. Madje vetëm pak ditë më parë, ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë. Sipas urdhrit të infermierëve të Shqipërisë, Ismaili u diplomua dhe u licensua vetëm në vitin 2017, por deri më tani nuk ka pasur asnjë mundësi ta ushtrojë profesionin e tij. Ndërkohë vetë Ismaili ka pranuar se 5 vitete fundit ka punuar si pompist, ndërsa ka pohuar se licencën e kishte mjarrë vetëm në vitin 2017. Ai theksoi se kishte punuar në kilinika private pa licencë dhe më parë në shtëpi private kurimi në Itali!

Gjesti fisnik u përbalt, dhe jo për faj të Qazimit. Aspak! Madje sakrifica e tij duhet lëvduar patjetër! Është Rilindja ajo që edhe këtë herë nuk mundi të mos dështonte! Edhe një herë të vetme që mundi të shkëlqente, u zvenit turpshëm. Rama nuk mundi edhe këtë herë që mos përfshinte skandalin, sic i është bërë zakon në të gjitha vendimet, edhe tek gjesti fisnik i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali.

EDITORIALI I DITES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here