Në mediat turke ka qarkulluar lajmi se aktori i njohur dhe për publikun shqiptar Kivanç Tatlitug është prekur nga virus korona.
Ato shkruajtën se aktori ishte kthyer nga shtëpia në mal ku kishte vajt së bashku me bashkëshorten e tij dhe është shtruar në një spital privat pas 15 ditëve të karantimit.
Por ditën e sotme aktori ka konfirmuar këto zëra me anë të një psotimi në Twitter ku shkroi;
‘Përshëndetje të gjithëve! Unë dhe gruaja ime kemi qënë për 15 ditë në vetëizolim. Por pas disa ankesave të mia u shtrova për të qënë nën vëzhgimin e spitalit.Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe jam duke pritur për rezultatin e testit. Do t’ju mbaj të informuar.
Ndërsa përsa i përket bashkëshortes së tij e cila e shoqëronte aktorin në karantinim nuk ka asnjë informacion.