Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan ka thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është ende në gjendje të vështirë, teksa ka bërë thirrje të ndërmerren hapa në rast se situata eskalon.
“Kosova dhe Shqipëria janë pas ujit, afër me Italinë, një prej vendeve më të prekura nga epidemia në botë dhe është shumë me rëndësi që vendet e Ballkanit, në veçanti Kosova duhet të ndërmarr hapa të shpejt që të jetë e gatshme të përballojë situatën me virusin pasi mund të përkeqësohet.
Për fund përshëndetjet më të ngrohta nga unë për kolegët në Kosovë”, është shprehur Ryan sot në një përgjigje për Gazetën Shneta.Ryan gjithashtu ka treguar se ka qëndruar për disa muaj në Kosovë për të ndihmuar në ndërtimin e sistemit shëndetësor.
“Kosova është një vend që ka dal prej një situate të vështirë dhe tani është duke i rindërtuar sistemit e ofrimit të shërbimeve. Kam qenë për disa muaj në Kosovë për të ndihmuar ndërtimin e sistemit shëndetësor”.
Ai më tej ka deklaruar se Kosova duhet të ketë një sistem aktiv të detektimit të rasteve dhe të shtojë mundësitë për të përballuar situatën.Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 125, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se dhjetë persona janë shëruar.