Shkencëtarët në Kinë zbulojnë antitrupat që mund të trajtojnë COVID-19

0
184
An undated colorized scanning electron micrograph of an apoptotic cell (green) heavily infected with SARS-COV-2 virus particles (purple), also known as novel coronavirus, the virus which causes COVID-19, isolated from a patient sample. NIAID Integrated Research Facility (IRF)/Handout via REUTERS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT ORG XMIT: TOR504

Shkencëtarët kanë mundur të izolojnë antitrupa në plazmën e gjakut që pengojë Covid-19 të hyjë në qelizë. Brenda gjashtë muajve pritet të fillojnë provat tek kafshët dhe më pas tek njerëzit për të krijuar medikamente për të trajtuar dhe parandaluar COVID-19.

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë mundur të izolojnë disa antitrupa për të cilat thonë se janë shumë efikase për të bllokuar aftësinë e koronaviruesit të ri për të hyrë në qelizë, diçka që mund të shërbejë për të trajtuar dhe parandaluar COVID-19.

Zhang Linqi nga Universiteti Tsinghua i Pekinit tha se medikamente që përmbajnë këto antitrupa që ai dhe ekipi i tij kanë gjetur mund të përdoren në të ardhmen më me efikasitet se mjekimet e tanishme. Plazma e gjakut përmban antitrupa për kushtëzohet nga lloji i gjakut.

Sipas shkencëtarëve këta antitrupa kanë aftësi të fortë për të verbuar virusin. Nga 20 antitrupa të testuar, katër prej tyre ishin në gjendje për të bllokuar virusin për të hyrë në qelizë.

“Rëndësia e antitrupave është dëshmuar në botën e mjekësisë për dekada të tëra. Ato mund të përdoren për të trajtuar kancerin, sëmundjet autoimune dhe sëmundjet infektive. Kështu që kemi arsye të besojmë se këta antitrupa që kemi zbuluar mund të jenë jashtëzakonisht të efektshëm për pacientët me koronavirus si për parandalimin ashtu edhe për trajtimin,” thotë Zhang.

Tani ekipi i shkencëtarëve po fokusohet për të identifikuatr antitrupat më të fortë për të luftuar dhe izoluar virusin. Nëse eksperimentet dalin me sukses atëherë mund të mund të nisin testet e para tek kafshët dhe më pas tek njerëzit.

“Kjo do të jetë e para që goditet në mënyrë specifike virusi COVID-19 ose SARS COVID 2, të gjitha strategjitë e tjera të trajtimit që po testohen ose përdoren janë në përgjithësi mbështetëse. Nuk janë specifikë për këtë virus. Kështu që ne besojmë në kombinimin e këtyre strategjive për trajtimin ose parandalimin me antitrupa specifikë ndaj virusit që do të sigurojë një trajtim shumë të fuqishëm për trupin njerëzor “.

Por shkencëtarët thonë se antitrupat nuk janë vaksina dhe normalisht do të duhen të paktën dy vjet për të miratuar një medikament që mund të përdoret nga pacientët.

Zhang, i cili po publikoi në internet gjetjet e tij, tha se shpreson se provat tek njerëzit do të fillojnë brenda gjashtë muajsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here