Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi rritet në 277, pasi 63 persona humbin jetën në 24 orët e fundit.
Ministri turk i Shëndetësisë, Koca deklaroi sot se Stambolli është qyteti me më shumë raste me COVID-19. Pas tij radhiten Izmiri dhe Ankaraja.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Turqi rritet në 15.679, me 2.148 raste gjatë 24 orëve të fundit.