Nga Mbretëria e Bashkuar raportohet se 569 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Nga ana tjetër janë rritur dhe rastet e të infektuarve, që tashmë janë 33.718. Një javë më parë, numri i i rasteve pozitiv me Koronavirus për gjithë Anglinë ishte 11 658.
Numri i njerëzve që rezultojnë pozitivisht për Covid-19 është rritur mesatarisht me rreth 17 përqind në ditë dhe sipas mediave angleze, kurba ende është në ngritje. 2,698 në total kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar nga Koronavirusi.
Viktimat ishin midis moshës 22 dhe mbi 80 vjeç, përfshirë këtu një 44-vjeçare që humbi jetën ditën e sotme, pa patur asnjë problem tjetër shëndetësorë.