Ironi e fortë, futbollisti shpërthen pas deklaratës së Ramës: Asnjë ndihmë për futbollin!! Të çojë dy infermiere shtesë, një për nënën…

0
130

Fantazisti i Teutës, Sherif Kallaku, ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit, se nuk do të ndihmojë klubet e futbollit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori i ekipit durrsak theksoi me ironi se maksimumi që mund të bëjë Rama në këtë moment është që të çojë edhe dy infermierë shtesë për nënat e Bufonit dhe Ronaldos.

“Dëgjuam sot kryeministrin, e tha prerë, madje me arrogancë: asnjë ndihmë për futbollin shqiptar… S’ka asgjë për t’u habitur. Kryeministri ynë ka kohë që nuk reagon aty ku duhet, aty ku ka nevojë, po vetëm aty ku mund të fitojë duartrokitje ndërkombëtare… Ka kohë që nuk i hyjnë më në sy duartrokitjet e shqiptarëve… Ndaj, maksimumi që mund të bëj është të çojë edhe dy infermiere shtesë: një për nënën e Bufonit dhe një për nënën e Ronaldos”, shkruante Kallaku në “Instagram”.

sherif kallaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here