Kërkesë-propozimet për masat mbështetëse ekonomike që qeveria duhet të ndërmarrë ndaj sipërmarrjes fason

0
153

Fasonistët e Bashkuar në një Grupim të vetëm, i kerkojnë Qeverisë Shqiptare të ndërmarrë këto masa urgjente për situatën alarmante në të cilën ndodhet ky sektor sot:

Mbështetje financiare, pa ekuivoke, për sektorin e industrisë me material porositës (fason), te cilët janë në vështirësi financiare si pasojë e mbylljes së detyruar të veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, si më poshtë vijon:

  • Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve të ndërmarrjeve të fasonit, në vlerën e njëzetegjashtë mijë (26.000 ALL) Lek, ose tetëdhjetë (80%) e pagës së deklaruar, bazuar në borderotë e kompanive, për muajin mars, prill dhe maj,
  • Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e fasonit, për muajin mars, prill dhe maj.
  • Mbulimi i plotë i vlerës së kontributeve shoqërore e shëndetsore mbi pagat, bazuar në masat e parapara me këtë kërkesë për muajin mars, prill dhe maj.
  • Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej tetëdhjetë (80%) për punonjësit që humbin vëndin e tyre të punës për shkak të situates së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, për gjithë periudhën e ndërprerjes së aktivitetit të këtyre ndë
  • Mbështetje financiare e iniciativave dhe projekteve sociale, që synojnë përmirësimin e jetës së grup-punonjesve të fasonit, si grup-punonjesit më i madh të shoqerisë.
  • Mbështetje financiare për eksportuesit dhe ri-eksportuesit shqiptar pas përfundimit të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, duke siguruar një financim direkt të kompanive fasoniste me % mbi faturimin, për të përballuar falimentimin e mundëshëm por edhe për ristartimin e punë
  • Mbështetje financiare direkte për kompanitë fasoniste që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare gjatë periudhës së situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, në vlerën e njëzetegjashtë mijë (26.000 ALL) Lek, per 6-mujorin e parë të pune.
  • Kërkojmë rimbursimin e menjëhershëm dhe automatik të TVSH-së, pa ndjekur procedurat burokratike, për të gjithë subjektet e sektorit tonë, pasi është i vetmi burim të ardhurash në këtë

Për pagesat e prapambetur, nga debitorët Europian, të gjenden sa më parë mekanizma ndërqeveritare, që të paguhen faturat e prapambetura nga kontraktorët Europian, të cilët në këtë situatë janë duke përfituar benefice financiare nga qeveritë e tyre, bazuar në çdo faturë individuale, rast pas rasti.

Për Kryesinë                                                                         Për Kryesinë

DHOMA E FASONISTEVE                                                      DHOMA KOMBETARE

TE SHQIPERISE                                                        E PRODHUESVE TE VESHJEVE

Kryetari                                                                                 Kryetari

d.v.                                                                                        d.v.

Gjergji Gjika                                                                        Florian Zekja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here