Reagon Rama pas një deklarate nga ish-deputeti gjen kohën sulmon PD: Iu është fikur truri…

0
122

Kryeministri Edi Rama reagoi pas një deklarate nga ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi se ai mund të ketë shkelur ligjin e dekriminalizimit nëse nuk ka deklaruar një arrestim në Itali.

Komenti i Bylykbashit erdhi pasi Rama tha në një intervistë për një gazetë italiane se e kanë arrestuar në Itali.

Por në një reagim, Rama thotë se ka qenë vetëm një sherr me një polic italian.

“O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!” shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here