Shqipëria e fundit në rajon për numrin e testeve mbi koronavirusin: Si po ja dalin Maqedonia dhe Kroacia??!

0
155

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, kanë bërë nga 4 mijë deri në 5 mijë teste për koronavirus. Ndërsa Shqipëria me 1 823 testime në total renditet në fund të listës bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi.

A duhet bërë testim masiv për koronavirusin apo jo?

A duhet të testohen vetëm personat me simptoma apo edhe pjesë tjetër e popullatës, që është asimptomatike? Sa i rëndësishëm është testimi në kohë të hershme për të shpëtuar jetë?

Këto pyetje vazhdojnë të debatohen ndërkohë që atyre iu shtohej edhe problemi i të pasurit apo jo të sasisë së duhur dhe të mjaftueshme të testeve në secilin vend.

Vende të ndryshme të rajonit kanë ndjekur politika të ndryshme në lidhje me testimin për kovid 19.

Greqia zë vendin e parë për nga numri i testimeve të bëra, me mbi 17 mijë, por ka në të njëjtën kohë edhe numrin më të madh të viktimave.

Kroacia, e cila ka ndjekur një politike agresive testimi duke e shtrirë më në masë sesa vendet e tjera të Ballkanit, ka bërë mbi 8 mijë teste dhe ka vetëm 6 viktima.

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, kanë bërë nga 4 mijë deri në 5 mijë teste për koronavirus.

Ndërsa Shqipëria me 1823 testime në total renditet në fund të listës bashkë me Kosovën që ka më shumë se 1300 testime dhe Malin e Zi me më shumë se një mijë testime.

Në këto kalkulime, duhet patur parasysh edhe numri i popullsisë në vendet përkatëse dhe krahasimet bëhen midis vendeve që kanë afërsisht popullsi të njëjtë.

Por në ndryshim nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut po ndjekin një politikë agresive ndaj virusit, duke e shtrirë testimin në masë të gjerë. Kroacia duke futur edhe testimin nga makina dhe Maqedonia e Veriut përmes hapjes së më shumë se 14 pikave të testimit.

Testimi nga makina i quajtur “drive in”, është shpjeguar sot për publikun kroat përmes mediave.

Doktoresha Jasmina Vranes shefe e Mikrobiologjisë Klinike, ka shpjeguar saktësisht sesi funksionon kjo metodë dhe pse vendosën ta zbatojnë atë. Dr Vranes theksoi se ata po përdorin një test që zbulon të tre gjenet e koronavirusit dhe se testi është plotësisht i sigurt.

“Mjeku i mjekësisë familjare ose epidemiologu referojnë pacientin.

Ne kemi lista të krijuara. Në mbrëmje marrim listat e atyre personave që, sipas indikacioneve të mjekëve të përgjithshëm të familjes, ose mjekëve të epidemiologjisë, na janë referuar në sistemin” drive in “.”

Doktoresha shpjegoi se personi vjen me makinë dhe i merret kampioni për analizë ndërkohë që ai nuk del nga makina.

“Kur bëhet fjalë për kontejnerë, në ato raste, ne nuk mund ta shkurtojmë kohën e dekontaminimit, e cila është gjashtë ose shtatë minuta pasi pacienti është larguar. Dhe këtu nuk ka asnjë ndotje, sepse ne jemi jashtë, pacienti është në makinë”.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë kontakt midis personave që testohen dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor, sepse gjithçka kalon në sistemin e e-referimit dhe personi që po testohet është në një listë të përgatitur paraprakisht. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here