Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, nuk e harron origjinën e tij italiane, nuk harron as të jap një mesazh të rëndësishëm për të ardhmen: “Zemra ime italiane është e prekur nga imazhet e dhimbshme që vijnë nga familjet e goditja në vendin tonë. Duhet të mendojmë që të lehtësojmë ata që vuajnë, duhet mbi të gjitha të ndjekim rregullat. Futbolli do të rikthehet dhe kur të ndodh, do festojmë të gjithë bashkë daljen nga ky makth.
Nga kjo situatë, un i pari, sëbashku me ju, kemi marrë një mësim, futbolli pas virusit do të jetë totalisht shumë ndryshe por do jete edhe më social dhe solidar. Vetëm një gjë nuk do të ndryshoj kurrë, gëzimi për golat dhe përqafimet për të ndarë këtë gëzim, këtë emocion. Do të jemi më të mirë, më human dhe më të kujdesshëm ndaj vlerave të vërteta”.