Kur ta mbyll Baba derën e shtëpisë?!

0
152

 

Baba e ka mbyll derën e shtëpisë. Me mjekër, të thinjur, kryeministri ynë del në videoselfie duke u vetëquajtur tani edhe Baba i kombit.  Në këtë “detyrë” Rama ka mbyllur kufinjtë totalisht, edhe për shqiptarët, të mbetur rrugëve nga pandemia që ka pushtuar boten.

Ka qenë një numër i madh shqiptarësh të cilët, gjendur në një situatë absurde prej koronavirusit, kanë kërkuar të rikthehen. Po kujt i janë drejtuar, kush do t’ju gjendet atyre?!

Po bëhet një situatë shumë e ndërlikuar dhe e pakuptimtë dhe shumë e vështirë për këta shtetas shqiptarë që kanë të drejtë kushtetuese të kthehen me tokën mëmë dhe fatkeqësisht lihen në vijën neutrale mes kufinjve si në Malin e Zi dhe ashtu me Greqinë.

Një nonsens kush e dëgjon dhe paradoks i paparë, sepse “Baba” ynë që na tërheq veshin kur gabojnë, fjala për kryetarin tonë, këto ditë të vështira s’ka lënë qytetar europian pa ndihmuar duke i dërguar me Lasgushin e shkretë. Ndërsa sot, papritur, “Baba” është i prerë me shqiptarët: mos kërkoni dhe mos tentoni të vini se kufiri është i mbyllur, ne, nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufinjve! Ky është një privim absurd.  Nuk është se nuk kanë drejtë por kur këta shqiptarë në qoftë se nuk kane asnjë mundësi të jetojnë pra, janë hallexhinj, shteti ka detyrim të kujdeset për shtetasit e saj dhe “Baba”nuk është vetëm për të tërhequr veshin, kur gabohet. Por, mbi të gjitha ka detyrim moral e ligjor të kujdeset për bijtë e vet. Shteti mundet t’i përballojë, duke i vendosur në karantina qytetarët e saj që duan të rikthehen, dhe është krejtësisht normale që pas dy javësh të ndihen të lirë. Është shumë e thjeshtë, për t’u realizuar, por gjesti i Ramës jep një të vërtetë, dhe kësaj i thonë: Kur ta mbyll Baba derën e shtëpisë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here