Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shprehet se vendi është në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë së COVID-19, por ai masat izoluese do të vijojnë me një afat të përcaktuar.
Në një intervistë për mediet italiane ai thotë se për momentin nuk mund të thotë se kur do të dalë vendi nga izolimi.
Masat e ndërmarra nga Italia janë aprovuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që rezultatet që kanë dhënë ato tregojnë se vendi është në rrugën e duhur.
Conte gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që duhet të lëvizin vetëm nëse e kanë të nevojshme dhe të respektojnë sa më shumë distancimin social.
“E gjithë bota është përulur përpara pandemisë së COVID-19, ndaj duhet sa më shumë një bashkëpunim mes shteteve për të luftuar këtë armik të padukshëm” – thotë Conte për NBC News.