Karantinimi sic duket nuk po funksionon. Siç ndodh për çdo gjë, rreptësia e autoriteteve zgjati vetëm 2 ditët e para. Për të mos folur për fashat orare të cilat kanë shkatërruar gjithë ca është ndërtuar duke provokuar mbledhje masive njerëzish.
Testimet po u bëhen vetëm familjarëve e rrethit shoqëror të atyre që shfaqin simptoma të theksuara, si edhe politikanëve, elitës ekonomike dhe fis e farefis të tyre. Në gati një muaj kemi testuar vetëm 2200 persona dhe nëse ecim me këtë ritëm do na duhen diku te 100 vite për të mbaruar punë me popullatën.
Vdekshmëria nga virusi në Shqipëri në raport me rastet e evidentuara është e lartë krahasuar me vendet e tjera.
Duke qenë se karantina është privilegj i të pasurve dhe ky vend nuk ka shumë të tillë, kjo strategji që po ndiqet mund të kthehet në një bombë sociale dhe ekonomike. Shume familje vuajne per buken e gojes, pensionistë nuk i blejnë dot ilaçet. Shume shqiptarë kanë mbetur nëpër pika doganore e qytete evropiane. Por duket se Rames nuk i hyjne ne pune keto. Qeveria duhet të bëjë c’është e mundur për të ndihmuar financiarisht bizneset vendase, të mëdha apo të vogla qofshin ato, të paktën duke paguar pagat për ruajten e vendeve të punës. Rames keto kohe i pelqen ta krahasoj veten me nje baba te kombit. Krahasimi i pavend! Në vend që të angazhohet në një reagim të përgjegjshëm ndaj pandemisë, po e sheh edhe këtë fatkeqësi si një mundësi për të realizuar projektin e tij për konsolidimin e pushtetit personal.
Së pari, ai është angazhuar personalisht në përhapjen e frikës dhe panikut. Si ai mjeku i keq që fillimisht të alarmon duke të futur frikën për shëndetin, në mënyrë që të të zhvasë sa më shumë. Kësaj herë nuk është punë propagande, sepse gjendja është serioze!
Dihet që për shkak të frikës dhe në emër të sigurisë, njerëzit janë gati të heqin dorë nga liritë dhe të drejtat themelore të tyre. Shqipëria që duhet, është vendi i njerëzve që karantinohen për të jetuar, jo për t’u sëmurur.
Janë dy Shqipëri dhe një koronavirus. Njëra Shqipëri është ajo e vërteta, me shumë probleme ekonomike, e zhytur prej vitesh në pasiguri, në korrupsionin e tmerrshëm, në zhytjen e varfërisë. Ka edhe një Shqipëri tjetër, ajo është shumë e vogël, por ka benefitet e mëdha. Nevoja për ushqim, ilaçe, e mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda!
Kuptohet që ky kaos shpjegohet vetëm me faktin që qeveria nuk ka asnjë plan real, transparent dhe të detajuar me prioritete të fiksuara dhe synime të qarta, ku të gjithë aktorët përkatës të bëjnë detyrën e tyre, ndaj ka vendosur të shpërndajë vetëm pasiguri dhe panik.
Është e vështirë të shihet e vërteta nga një kështjellë moderne në kodrat e Surrelit, aty ku kryeministri ynë ka instaluar “studio montazhin” dhe jep “falas” filma propagandistik çdo çast.
STANDARD.AL