Julian Deda, fjalët prekëse për aktorin e humorit shkodran dhe fotoja e rralle…

0
154

Sigurisht nuk mund të mungonte fjala e fundit për vdekjen e aktorit te humorit Gezim Kruja nga koleget dhe patriotet e tij.

Eshte aktori Julian Deda, qe i takon nje brezi tjeter te humorit shkodran, i cili ka ndare ne facebook fjalet e fundit, plot krenari trashegimie per aktorin Gezim Kruja.

“Lamtumire Gezim Kruja. Faleminderit per gjithe kontributin qe dhe ne artin e humorit, duke nderuar dhe ngritur lart emrin e qytetit tend. Respekte dhe u prehsh ne paqe artist…!” Krahas ketij shenimi, Deda ka hedhur edhe nje foto te rralle te aktorit.

I mundur nga sëmundja e gjatë aktori i humorit Gezim Kruja eshte ndare nga jeta ne diten e sotme duke mos arritur  t’ja dilte duke lënë humorin shqiptar në zi. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Kruja, humoristi shkodran lindi më 4 dhjetor 1939, duke spikatur në estradë më rolet e tij. Gjatë karrierës së tij, aktori ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here