Pandemia në rënie, 525 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

0
144

Ne Itali duket se numri i viktimave nga koronavirusi ka pesuar renie.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 525 persona me COVID-19 (dje ishte 766), duke e çuar numrin në total në 15,887, numri më i lartë i fataliteteve në botë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 128,948 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ose +4,316 më shumë nga dje (sërish në rënie).

Janë 21,815 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 91,246 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,977 prej tyre në gjendje kritike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here