Briken Fejzullai eshte shprehur per qendrimin e mbajtur derimë tani nga ana e kryeministrit Edi Rama, dhe menaxhimin që ai po i bën situatës së krijuar nga koronavirusi.
Fejzullai shprehet se është e papranueshme që qeveria nuk arrin që të menaxhojë shqiptarët që lë në kufi, në një kohë që ka futur pafund shtetas të huaj në vendin tonë.
Duke iu referuar fjalëve të Ramës se e sheh veten si baba të shqiptarëve, Fejzullai shprehet se nëse do kishte një baba të tillë ”do e kishte bërë lanet”.
Postimi i Fejzullait:
Nuk ke lënë rracë, etni, taleban, muxhehadin, soj, sorollop, pa fut’ n’kët vend… dhjetra shqiptarët e mbetur në kufi, na qekan problemi?!
Si mund të jesh kaq i pafytyrë, sa brenda së njëjtës javë, që premtove se do të merrje nëpër botë të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë dhe për më tepër, çove 30 mjekë në Itali, të sillesh kështu kur “kamerat” janë fikur, me qytetarët në ditë të hallit, të vendit tënd!?
Mos rri gjith’ ditën tu bo show o profesor, po jepi zgjidhje situatës, se prandaj je aty ku je! Edhe këta dhjetra shqiptarë, ta paguajnë rrogën, për të menaxhuar vendin.
Ke 4 javë që vetëm na ushqen me lugë boshe në çdo ekran të mundshëm, pa thënë asgjë e pa dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Na ke çarë trapin me arrogancën tënde, a thua se të kemi ndonjë borxh! Vetëm shan e kërcënon. Ti që ul edhe brekët po ta kërkoi Vilma, ti i trash zërin e kërcënon hallexhiun. Në vend që të gjesh zgjidhje serioze, na del aty me lolipo-sat e tu e na bën butafori. Do t’jesh edhe babai i kombit ti, pale’.
Un’ ta kisha pas babën si ty; për sy t’ballit, e kisha bo lanet!