Kryeministri Rama njoftoi sot se në 24 orët e ardhshme do të hapë kufijtë për shtetasit shqiptarë jo-rezident që janë bllokuar në vendet e tjera si pasojë e koronavirusit.
Secili prej tyre, pas kalimit të kufirit do të duhet të karantinohet për 14 ditë në hotele me shpenzimet e veta.
Në një komunikim përmes faqes së tij në Faceboook, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të lejohen të hyjnë ata që vijnë në rrugë tokësore dhe që janë rezidentë në vende të tjera. Ndërkohë, vijoi kreu i qeverisë, për ata që kanë probleme të tjera, para se të takohen me familjarët e tyre, do të karantinohen për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e tyre.
Ardhja nga rezidentët është e papranueshme. Është papërgjegjshmëri. Sidoqoftë brenda 24 orësh do të bëhet publike si do të veprohet dhe cilat do të jenë mekanizmat se si do të veprohet në kufi. Po para cdo kontakti me familjen, do të respektohet 14 ditë karantinë, i ruajtur nga policia”, u shpreh Rama.