Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ne nje postim ne Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për betejën me koronavirusin.
“Leri batutat Edvin por dëgjo dikë që ka mbaruar studimet ndryshe nga ti. Nuk ke asnjë fjali që tregon veprime të mbara, me logjikën e profesionistëve të shëndetësisë apo të ekonomisë.
Ti ke alergji nga dituria, ndaj dhe në partinë tënde ska mbetur asnjë ekonomist, asnjë mjek por vetëm servilë dhe hajdutë. Edvin nuk luftohet pandemia me grupin e PR-it( propagandës ).
Nëse nuk e di të paktën bëj sikur di. Çdo shfaqje televizive e jotja ka vetëm mashtrimin në themel. Ti e di mirë që duhen bërë testimet por çështja është që preferon që paratë e qytetarëve ti fusësh në llogarinë tënde personale bankare dhe jo të blesh tamponë për testim”,- shprehet ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.