Covid-19 ka qarkulluar prej dekadash në mesin tonë, nuk u krijua në laborator

0
103

Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë globin, duke shkaktuar izolim dhe frikë, shkencëtarët po bëjnë të pamundurën për të përcaktuar se nga ka ardhur koronavirusi SARS-CoV-2.

Edhe pse deri më tani ekspertët nuk i kanë të gjitha përgjigjet, ata kanë hedhur poshtë teoritë që pretendojnë se virusi është një sëmundje e bërë nga laboratori. Një studim i ekspertëve ndërkombëtarë ngre një mundësi të re në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke sugjeruar se ai mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme mes njerëzve për shumë kohë para se të shkaktonte një pandemi të këtyre përmasave.

“Më shumë mundësi virusi SARS-CoV-2 është transmetuar nga një njeri tek tjetri, duke përftuar karakteristika të reja gjenetike përmes adaptimit,” shkruan ekipi nga SHBA-ja, Britania dhe Australia që realizoi studimin.

Studiuesit analizuan të dhëna gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe koronaviruse të tjerë të ngjashëm, duke treguar se arsyeja përse proteinat SARS-CoV-2 ishin kaq efektive në lidhjen me qelizat njerëzore, ishte seleksionimi natyror.

“Duke krahasuar të dhënat e sekuencës gjenetike tek llojet e njohura të koronavirusit, ne mund të përcaktojmë se SARS-CoV-2 e ka origjinën përmes proceseve natyrore,” tha një nga studiuesit, Kristian Andersen, i cili përjashton kategorikisht idenë se virusi është krijuar në laborator.

“Dy karakteristika të virusit, mutacionet që ka pësuar proteina dhe shtylla kurrizore e tij e veçantë, përjashton kategorikisht manipulimet laboratorike si origjinën e mundshme të SARS-CoV-2”, thotë Andersen.

Ekipi hulumtoi dy hipoteza të vlefshme. Së pari, që përzgjedhja natyrore të ketë ndodhur në një kafshë pritëse përpara se virusi të transmetohej te njerëzit. Ekipi shpjegon se edhe pse mostrat e koronavirusëve të gjetur tek lakuriqit e natës kanë treguar gjenetike të ngjashme, asnjë prej tyre nuk përshtatet në mënyrë të përkryer me SARS-CoV-2.

“Megjithëse nuk është identifikuar ndonjë koronavirus i gjetur tek kafshët që është i ngjashëm me atë që ka shërbyer si gjenerator i drejtpërdrejtë i SARS-CoV-2, shumëllojshmëria e koronaviruseve të gjetura tek lakuriqët dhe specie të tjera është injoruar në masë”, shkruajnë studiuesit.

Hipoteza e dytë është se seleksionimi natyror ka ndodhur te njerëzit, të cilët e kanë marrë virusin nga kafshët.

“Skenari i dytë është që koronavirusi kaloi nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i aftë të shkaktonte simptoma,” shpjegon drejtori i Institutit Britanik të Shëndetësisë, Francis Collins në blogun e NIH.

“Pastaj, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me vite ose ndoshta me dekada, virusi përfundimisht aftësinë për t’u përhapur nga njeriu te njeriu dhe të shkaktojë sëmundje serioze, shpesh të rrezikshme për jetën”.

Edhe pse ne ende nuk e dimë se cila nga dy hipotezat është e saktë, studiuesit mendojnë se është e sigurt se virusi ka qarkulluar prej vitesh, në mesin e kafshëve, ose njerëzve, deri sa u bë kaq i rrezikshëm sa është sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here