Lezhë/ Nuk morën shpërblimin prej 1000 euro, që iu premtoi Rama, mjekët dhe infermierët dalin në protestë…

0
138

Infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë shpërblimin prej 1000 euro për muajin mars, që ju premtoi kryeministri Edi Rama.

Ata kanë deklaruar se qeveria nuk po i vlerëson për punën e tyre, pasi për muajin mars u ka dhënë shpërblim vetëm pesë mijë lekë. Bluzat e bardha kanë deklaruar se këtë shpërblim do ua kalojnë familjeve në nevojë.

“Na u premtuan 1000 euro dhe na dhanë 5000 lekë. Refuzojmë këtë shpërblim që ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojmë punën pavarësisht rrezikut. Është absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua.”, u shpreh një mjek për “Abc News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here