Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer testim masiv sipas rekomandimeve të organizatës botërore të shëndetësisë dhe eksperiencave të vendeve më të suksesshmë si Koreja e Jugut apo Gjermania.
Dhe sipas logjikës së tij të komunikimit për të gjetur gjithmonë një armik ai ka vendosur ti përgjigjet opozitës dhe jo shqiptarëve që i kanë sytë hapur për të ndjekur eksperiencat më të mira botërore.
‘A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”, shkruan në Twitter Rama.
Natyrisht, të gjithë e dinë se kujt i bëhen testet, se cilët janë të dyshuarit që gjurmohen, apo si ndiqen presonat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit nuk e vendos qeveria por specialistët. Por ajo ku kryeministri bllofon është tjetër gjë: se mjekët dhe specialistët që merren me Covid – 19, i vendosin stratrgjitë e tyre në bazë të mundësive materiale dhe financiare që kanë në dispozicion. Ata nuk pyesin qeverinë se kë të testojnë, por ata testojnë aq persona sa u jep mundësi qeveria. Pikërisht për këtë Shqipëria është vedndi që kryen më pak teste në të gjithë rajonin. Pikërisht për këtë sasia e testeve që ka sot vendi mbahet sekret.
Pikërisht për këtë ne nuk i përgjigjemi dot apellit të OBSH për sa më shumë testim të popullatës.
Por për të mos i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve kryeministri bën sikur replikon me armikun e tij të dashur. duke treguar me gisht opozitën. Ai hyn në një konfrontim fallco dhe shterpë, sikur dikush e akuzon se vendos ai për testimet. Jo qeveria vendos vetëm për mundësintë e pamjaftueshme që i ka dhënë mjekëve. /Lapsi.al